
Description
Në bazë të nenit 67 dhe 68 e Ligjit nr. 06)L-114 për Zyrtaret Publikë të Republikës së Kosovës, në
vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.037L-212 të Punës, nenit 5 pikë c të Ligjit Nr. 037L-068 mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 35 paragrafi 2,4 i Ligjit Nr.04)L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Udhëzimit administrativ nr. 0772017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 1072018 për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Komuna e Drenasit (Gllogoc), shpallë:
KONKURS
1. Titulli i pozitës se punës: Edukator/e
- Një Edukatore në SHFMU ”Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” në Arllat, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
- Një Edukatore në SHFMU ”Shaban Polluzha” në Polluzhë, deri sa të këthehet punëtorja prej
pushimit të lehonisë.
1.1. Detyrat dhe përgjegjësitë: Edukatore
- Edukatorja realizon direkt punën edukativo-arsimore me fëmijët të moshës 3-6vjeç
- Përgatit dhe planifikon punën vjetore,mujore javore dhe ditore me qëllim të realizimit të detyrave programore.
- Planifikon aktivitete ditore me fëmijë, si takimet e mëngjesit, nëpër qendra të aktivitetit, aktivitete të lira (shfrytëzimin e faktorit natyror) si dhe aktivitetet e pasdites.
- Organizon pranimin e fëmijëve në mëngjes si dhe përcjelljen e tyre, përgjegjëse është për sigurimin fizik të fëmijëve,mirëpret me ngrohtësi si dhe ofron përjetimin e sigurisë.
- Punon në kultivimin e shprehive të punës,shprehive kulturore-higjienike, shprehive pushim aktiv (gjumë) veshjes - në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i shtron Kopshti.
- Të inkurajohet fëmijëve zhvillimi gjuhësor dhe komunikimeve tjera për përdorimin efikas dhe kreativ të gjuhës,që më vonë të ndihmoj në lexim dhe shkrim,
- Të inkurajohet fëmijëve aftësia dhe shprehja artistike,zhvillimi fizik, higjiena personale dhe në kujdesin e shëndetit të tyre.
- Planifikon ,organizon dhe realizon programin e bashkëpunimit me komunitetin.
- Merr pjesë në planifikimin dhe sigurimin e materialit didaktik për punën edukativo —arsimore.
- Mban dhe evidenton me kohë dokumentacionin pedagogjik,në realizimin e detyrave programore.
- Merr pjesë në punën e organeve ,këshillave,tubimeve profesionale.
- Merr pjesë aktive në veprimtarit kulturore të institucionit(programe ekspozitë, .manifestime)
- Sistematikisht punon në ngritjen e vetë profesionale(përcjell literaturën profesionale,merr pjesë në trajnime ,seminare dhe aktive profesionale).
- Kryen punën e mentorës (në raste se caktohet për këtë detyrë)
Institucioni: Komuna e Drenasit
Drejtorati: Drejtorati për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (2) Dy
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
KUSHTET E PUNËSIMIT:
Për të gjitha vëndet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.10 1 2018-MASHT.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:
- Aplikacioni i punësimit.
- Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërnjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
- Diploma e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik ( vula orgjinale, jo në kopje).
- Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
- Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
- Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.
REKRUTIMI:
Intervistat me shkrim, me gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do të bëjë Komisioni i përzgjedhur nga Njesia e Burimeve Njërzore.
VËREJTJE:
Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-s, të plotësohet rrjedhshëm në Gjuhën Shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit.
Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentët e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurimit dhe dokumentet shtesë jashtë afatit të dorëzimit në arkiv nuk pranohen, dhe dukumentacionet e dorëzuara për aplikim nuk kthehen.
AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 14.01.2021 deri 28.01.2021.
Njoftimet dhe rezultatet shpallen në vveb faqen zyrtare të Komunës së Drenasit dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/