Edukator/e (2)

komuna hani elezit 150x150 1
Komuna e Hanit të Elezit
Published
01/10/2020
Location
Hani i Elezit
Listing Type
Jobs  

Description

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 , Ligjit të Punës Nr.03/L-212 nenit 8 , Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068 nenit 5, Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032 nenit 35 , të, Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, ,Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.10/2018, Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria për Arsimit, Kulturë,Rini dhe  Sport në komunën e Hanit të Elezit , shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË INSTITUCIONIN PARASHKOLLOR

  •  Titulli i vendit të punës: Edukator/e çerdhja e fëmijëve 0-3
  • Institucioni: Komuna Hani Elezit
  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë,Rini dhe Sport
  • Lloji i pozitës: nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i Pozitave:Dy (2)
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i IP-së
  • Grada/Koeficienti: Koeficienti – A-5.5
  • Orët e punës: 40
  • Kohëzgjatja e emërimit: pa afat të caktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për Edukator/e çerdhja e fëmijëve 0-3:

  • Kujdes fizik dhe emocional ndaj fëmijëve;
  • Kujdes të veçantë për fëmijët me vështirësi të caktuara fizike, psikologjike dhe mendore;
  • Raportimi i çfarëdo shqetësimi për zhvillimin apo shëndetin e cilit do fëmijë /individualisht/ drejtorit të IP;
  • Ndërtimi i raporteve dhe komunikimit profesional miqësor dhe bashkëpunues me prindër, kolegë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm;
  • Të kryejë edhe detyra të tjera të caktuara nga drejtori i IP -së.

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:

Fakulteti i Edukimit-programi në fëmijërinë e hershme 0-3 Shkolla e Mesme e Mjekësisë- drejtimi infermiere edukatore; Shkolla e Mesme e Mjekësisë-drejtimi i pediatrisë;

Shkolla e Mesme e Mjekësisë-drejtimi –mami; Shkolla e Mesme e Mjekësisë së përgjithshme;

Dokumentet e nevojshme:

Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë) Rezymeja personale (CV).

Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).

Diplomat e fakultetit përkatës (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri.

Certifikata që nuk jeni nën hetime.

Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 31.10.2020 deri 14.11.2020 (16:00).

Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend.

E drejta për aplikim fillon nga data:31.10.2020 deri më 14.11.2020

Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Konkursi dhe rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e shpalljes.