Bursa për nxënës dhe studentë

komuna suhareke 150x150 1 e1605092574198
Municipality of Suhareka
Published
24/02/2021
Location
Suhareka
Listing Type

Description

Në bazë të nenit 5, të Rregullores mbi ndarjen e bursave për nxënës dhe student të Komunës së Suharekës 01-Nr-016-7790 të datës 31.01.2019,Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores 01-nr-016-7543 të datës 29.01.2021,Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë në bazë të Vendimit të Kryetarit të Komunës 01 Nr.016-13223 të datës 24.02.2021shpa11 këtë:

KONKURS

Për ndarjen e bursave për nxënës dhe student për vitin shkollor 2020/2021

Drejtoria e arsimit për vitin shkollor 2020/2021, shpall konkurs për 210 bursa(130 bursa për student dhe 80 bursa për nxënës të shkollave të mesme të 1arta).Bursat ndahen vetëm për student dhe nxënës që janë banor të përhershëm të Komunës së Suharekës dhe që i vijojnë mësimet/ studimet themelore në shkollat përkatësisht Universitetet publike të Kosovës

Vlera e burses për një vit akademik- shkollor do të jetë:

  • Për student/e 50 € në muaj për 10 muaj
  • Për nxënës /e 25 € në muaj për 10 muaj

Kushtet dhe kriterët:

  • Të ketë të regjistruar vitin shkollor/akademik për të cilin jepet bursa.
  • Të mos jetë shfrytëzues/e i ndonjë burse tjetër e cila dëshmohet me vërtetim nga fakulteti ku studion.
  • Për kandidatët/et që janë regjistruar për herë të parë në fakultet të kenë dëshminë e suksesit të vitit paraprak (diploma dhe dëftesa e vitit të fundit të slikollës së mesme të lartë)
  • Gjendja ekonomike sociale e familjes e cila dëshmohet me vërtetim nga Qendra për punë sociale.

Shpallja e plotë.

Afati i konkurrimit është 15 ( pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit të konkursit në mjetet e informimit pub1ik,në faqen zyrtare të Komunës dhe në tabelen e shpalljeve, dokumentet dorëzohen sipas afatit të konkursit dhe nuk pranohet plotësim i dokumentave pas mbylljes së konkursit. Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.