Analist/e i Portfolios për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Published
03/03/2021
Location
Suhareka
Category
Listing Type
Jobs  

Description

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Analist i Portfolios për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme për Degën në Therandë.

Përgjegjësitë:

  • Të ndërtojë portfolio të shëndoshë përmes shitjes direkte
  • Të analizojë dhe propozojë rastet e kredisë për aprovim
  • Të shërbejë klientët me përkushtim dhe të ndërtojë relacione profesionale me ta
  • Të monitoroj trendet e tregut dhe njoftojë për përshtypjet mbi tregun
  • Të prezantojë bankën në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e saj
  • Detyra tjera relevante

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma e Fakultetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
  • Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin NVM
  • Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike
  • Preferohet eksperiencë profesionale në shitje
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
  • Licencë drejtimi automobili Kategoria B

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 08.03.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Related Listings

Roje Pyelli   Shtërpcë new
12/04/2021
Teknik/e i/e pylltarisë   Shtërpcë new
12/04/2021
12/04/2021
Moter/Teknik Medicional (6)   Novobërdë new
12/04/2021