Aktor/e rezident/e (8)

ferizaj logo
Municipality of Ferizaj
Published
23/07/2020
Location
Ferizaj
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të Nenin 16 të Ligjit për Teatrot Nr. 04, — 106 dhe Rregullores Nr. 0572014 dhe
04/2019 për Themelimin dhe Funksionimin e Ansamblit Rezident të Teatrove Kombëtare dhe
Teatrove të Qyteteve, Komuna e Ferizajt shpall.

KONKURS
Për aktorë rezident në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu”

Institucioni: DKRS Teatri i Qytetit “Adriana Abdullahu”-Ferizaj
Titulli i pozitës: Aktor/e
Nr. i pozitave: 8 (tetë)
Grada/koeficienti aktual 7.00
I përgjigjet: Drejtorit të përgjithshëm dhe Udhëheqësit Artistik të Teatrit
Orari i punës: i plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Të mësoj tekstin dhe të mbajë prova
  • Të hulumtoj dhe lexojnë material apo të ndërmarrin aktivitete fizike dhe intelektuale që të ndihmojnë në përgatitjen e rolit të tij
  • Të diskutoj interpretimin dhe të shfaq kreativitet dhe kolektivisht në bashkpunim me të tjerët dhe regjisorin
  • Të përformoj drejtpërsëdrejti para publikut
  • Të përformoj në studio apo lokacion tjetër varësisht nga nevojat që paraqet produksioni
  • Të incizoj zëra varësisht nga nevoja e produksionit
  • Të kujdeset për hapësirën përformuese, kostumet dhe rekuizitat
  • Të mbaj mend tekstin dhe të gjitha funksionet tjera të veprës derisa ajo vepër zyrtarisht del nga repertori apo siç është e specifikuar në kontratë
  • Studion veprën dhe punon në mënyrë krijuese për jetësimin artistik në përpunimin dhe transpozicionimin e rolit
  • Bashkëpunon drejtpërdrejt me regjisorin e shfaqjes për të rrumbullakuar rolin
  • Për punën e tij i përgjigjet regjisorit, inspicientit, udhëheqësit artistik dhe drejtorit të përgjithshëm
  • kryen edhe punë tjera në bazë të udhëzimeve të drejtorisë të teatrit.

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universitare, Fakulteti i Arteve - DAD - aktrim.
  • Të kenë së paku tri vjet ërvojë pune aktive në realizimin e roleve në Teatër (Përparësi do të kenë  kandidatët që kan qenë të angazhuar në realizimin e roleve në teatrin e Ferizajt)
  • Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Teatrit “Adriana”.
  • Të njohë gjuhen shqipe në nivel të shkëlqyer në të shkruar dhe lexuar, e domosdoshme dhe gjuhët tjera zyrtare, njohja e gjuhëve të huaja përparësi
  • Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës.
  • Njohuria e punës me kompjuter, Word, Excel:

Përparësi do të kenë kandidatët të cilët janë banor të Ferizajt dhe jetojnë në Komunën e Ferizajt.

Përzgjedhja e aktorëve për ansamblin rezident bëhet përmes audicionit.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së
Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Ligji për Teatrot Nr. 0471, — 106, Rregullorja Nr. 057 2014 dhe Nr.0492019 për Themelimin dhe Funksionimin e Ansamblit Rezident të Teatrove Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve.

Kohëzgjatja e emërimit: Aktorët që pranohen përmes Konkursit publik, marrin kontrata dy vjeçare me mundësi të vazhdimit, sipas suksesit dhe angazhimit të treguar të paraparë me Rregulloret e me sipërcekura.

Dokumentet e nevojshme që kërkohen:

Kandidatët duhen ti dorëzojnë dokumentet e kompletuar si vijon:

  • Dëshmi të kualifikimit shkollorë në fotokopje e noterizuar, nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës diploma duhet të jetë e nostrifikuar në MASHT.
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • CV-në e tij/saj
  • Dokumentin e identifikimit
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime
  • Çertifikata e vendbanimit

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve (QSHQ), në objektin e komunës.

Afati i aplikimit në QSHQ zgjatë 15 ditë, nga dita e publikimit në gazetë ditore, Web faqe
komunale dhe Tabelën e shpalljeve komunale edhe atë: nga data 23.07.2020 deri më datë
06.08.2020, ora 16:00.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë ligjor nuk do të shqyrtohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen përmes tel ose email të cilin duhet shënuar në aplikacion.

Konkursi i plote i punes.