Punëtori për paqe dhe pajtim në Ballkanin Perëndimor

ryco e1558615159859
RYCO
Published
29/10/2020
Location
Online
Category
Listing Type

Description

RYCO LBO Kosova dhe zyra e UNFPA në Kosovë ju ftojnë të aplikoni për t'u bërë pjesëmarrës i Punëtorive Lokale për paqe dhe pajtim në Ballkanin Perëndimor.

Thirrje për Aplikim
Afati i fundit për të aplikuar 6 nëntor 2020

Aktualisht, ka një momentum të qartë dhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për të njohur rolin aktiv dhe integral të të rinjve në ndërtimin e paqes, siç pohohet në RKSKB 2250 mbi Rininë, Paqen dhe Sigurinë: 'duke pohuar rolin e rëndësishëm që të rinjtë mund të luajnë në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe si një aspekt kryesor i qëndrueshmërisë, gjithëpërfshirjes dhe suksesit të paqeruajtjes dhe përpjekjeve për ndërtimin e paqes.'

Kultivimi i një kulture tolerance që sjell të rinjtë nga grupe të ndryshme shoqërore së bashku dhe që promovon paqen dhe sigurinë në rajon është e nevojshme. Edukimi për paqen në këtë drejtim është një mjet i dobishëm për të arritur këtë qëllim dhe për të thyer transmetimin ndërmjet brezave të dhunës dhe konfliktit, pasi institucionet arsimore janë institucione qendrore socializuese për të rinjtë dhe adoleshentët që kanë një rol kritik në formësimin e perceptimeve, besimeve dhe angazhimeve ideologjike.

Përmes kësaj iniciative ne po synojmë të zhvillojmë kapacitetet e të rinjve nga grupe të synuara vështirë për t'u arritur përmes punëtorive për të rinjtë, paqen dhe pajtimin. Pjesëmarrësit do të ndërtojnë aftësi për t'u bërë edukatorë bashkëmoshatar dhe për të transferuar aftësitë dhe njohuritë e fituara rishtazi tek të rinjtë e tjerë që janë vështirë për t'u arritur, duke përdorur metodologjinë e edukimit bashkëmoshatar.

Metodologjia e trajnimit përqendrohet në punëtori bashkëpunuese dhe interaktive, dhe seanca online, përmes një qasje gjithëpërfshirëse.

Këto punëtori janë ndërmarrë në kuadër të "Mbështetje Lidershipit Kolektiv të Ballkanit Perëndimor mbi Pajtimin" një projekt i përbashkët UN-RYCO, financuar nga Fondi i KB për Ndërtimin e Paqes. Projekti implementohet nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe tre Agjencitë e KB - UNDP, UNFPA dhe UNICEF. Projekti synon të ndërtojë kapacitete dhe momentum për RYCO, të fuqizojë të rinjtë që tu dëgjohet zëri në proceset e vendimmarrjes publike që ndikojnë në jetën e tyre, si dhe të forcojë rolin e tyre në ndërtimin dhe ruajtjen e mjediseve të sigurta dhe paqësore për veten dhe komunitetet e tyre.

Thirrje për aplikim

RYCO dhe UNFPA po bëjnë thirrje për 75 të rinj entuziastë, të moshës 16 deri në 25 vjeç nga e gjithë Kosova, të cilët do të bëhen edukatorë bashkëmoshatarë. Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në një nga tre punëtoritë lokale bazuar në metodologjinë e edukimit bashkëmoshatar të përshtatur për ndërtimin e paqes dhe pajtimit dhe do të vazhdojnë të punojnë në nivelin lokal në komunitetet e tyre me organizata bazë të të rinjve dhe individë nga grupe të vështira për t'u arritur.

Punëtoritë synojnë të zhvillojnë më tej kompetencat tematike dhe të edukimit bashkëmoshatar të pjesëmarrësve dhe t'i pajisin ata me mjetet e nevojshme për t'u angazhuar, kuptuar dhe më pas adresuar çështjet që ndikojnë në paqen personale dhe të komunitetit si dhe në sigurinë midis të rinjve. Pjesëmarrësit do të bëhen një rrjet i edukatorëve bashkëmoshatarë, të cilët do të mësojnë dhe transferojnë njohuritë e fituara tek të rinjtë e tjerë nga komunitetet e tyre lokale, duke siguruar që më shumë të rinj do të marrin një rol aktiv dhe udhëheqës në aktivitetet e ndërtimit të paqes.

Qëllimi është gjithashtu që ky grup të bëhet avokues i paqes dhe sigurisë në mjediset e tyre duke sjellë ndryshime në shoqëritë e tyre në planin afatgjatë. Ky grup do të punojë në një mjedis multikulturor të të rinjve së bashku me kolegët e tyre nga nëntori 2020 deri në fund të janarit 2021.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur duhet të angazhohen që nga fillimi deri në fund të procesit dhe angazhimi i tyre do të kërkojë pjesëmarrje në njërën nga tre punëtoritë që do të organizohen brenda nëntorit.

Idetë më të mira inovative nga të rinjtë të identifikuara në punëtoritë lokale do të mbështeten dhe implementohen në muajt vijues (dhjetor dhe janar 2021).

Pjesëmarrësit pritet të punojnë në ekipe dhe të angazhohen me pjesëmarrës të tjerë përmes platformave digjitale në internet. Lidhja në internet është një parakusht për pjesëmarrje.

Kriteret:

  • Të rinjtë, mosha 16-25 vjeç, të gjitha gjinitë, nga e gjithë Kosova;
  • Të ketë përvojë në punën me të rinjtë;
  • Të interesuar për të marrë pjesë në aktivitete të lidhura me ndërtimin e paqes dhe interes të përgjithshëm për të drejtat e njeriut, aktivizëm dhe tema të ngjashme;
  • Të hapur për të mësuar, zhvilluar, sfiduar mendime dhe pranuar kultura të ndryshme;
  • Të hapur dhe me pak përvojë në proceset arsimore joformale;
  • Të hapur për të kuptuar variacionet e përvojës njerëzore dhe identitetet personale, duke përfshirë moshën, të ardhurat, racën, etninë, fenë, gjininë, orientimin seksual, paaftësinë, statusin shoqëror, zonën e origjinës, të tjera;
  • Të përkushtuar për të qëndruar të angazhuar në përpjekjet / rrjetet e edukimit të bashkëmoshatarëve, aktivitetet e avokimit dhe të rinisë ose në rrjete të tjera rinore;
  • Të ketë shpirt udhëheqës dhe mendim kreativ dhe aftësi inovative të të menduarit;
  • Të flet rrjedhshëm gjuhën Angleze, apo ndonjë gjuhë tjetër lokale të Kosovës.

Përvoja në punë me grupe të të rinjve që vështirë arrihen konsiderohet aset.

Përzgjedhja

Përzgjedhja e grupit do të bëhet bazuar në aplikimet e paraqitura. 25 pjesëmarrës për secilën nga punëtoritë, duke marrë parasysh një përfaqësim të ekuilibruar të zonave urbane dhe rurale dhe grupeve të pakicave do të zgjidhen për të marrë pjesë. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen në mes të nëntorit.

Çfarë ne ofrojmë

  • Një mundësi për t'u takuar në internet dhe për t'u lidhur me një grup të larmishëm aktivistësh rinorë në të gjithë Kosovën;
  • Një mundësi për të formësuar diskutimet dhe për të avokuar për prioritetet rajonale të rinisë në platformat kombëtare dhe rajonale;
  • Trajnime interaktive në internet me edukatorë bashkëmoshatarë, mbi ndërtimin e paqes, analizën e konflikteve, përfshirjen sociale, dialogun ndërkulturor, dhunën në bazë gjinore, barazinë gjinore, komunikimin jo të dhunshëm dhe avokimin;
  • Certifikatë të pjesëmarrjes në punëtorinë për ndërtimin e paqes nga UN-RYCO

Aplikimi

Ju mund ta paraqisni aplikacionin tuaj në vegzën ketu.

Jo më vonë se 06 Nëntor 2020.

Në formularin e aplikimit, do t'ju kërkohet të paraqisni motivimin tuaj për të aplikuar dhe se si ju mund të kontribuoni në mënyrë specifike në qëllimet e ngjarjes që përmenden më lart. Ju lutemi sigurohuni që të përshkruani veten, përvojat dhe interesat duke pasur parasysh këtë. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen në mes të nëntorit. Për pyetje, ju lutem dërgoni email te sherifi@unfpa.org dhe/ose ramadan.sokoli@rycowb.org.

Related Listings

Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Fushe Kosova new
23/11/2020
19/11/2020
19/11/2020
19/11/2020