Vende të lira të punës (170)

kek logo
Korporata Energjetike e Kosovës SHA
Published
15/09/2020
Location
Kosovo
Listing Type
Jobs  

Description

Konkursi mbetet i hapur deri më 09.10.2020. Të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar deri tani, aplikacionet e tyre janë valide dhe nuk kanë nevojë te aplikojnë përsëri.

Shpallje Publike

Bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës, Seksionin V Pikën 3 (c) të Rregullores së KEK-ut Sh.a, dhe nevojave të paraqitura për plotësimin e disa vendeve të lira të punës në Divizionet e KEK-ut,
Divizioni i Burimeve Njerëzore, më 14.09.2020 publikon ofertën për pozitat e mëposhtme:

Teknik të xehetarisë
(20 Kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i vendit të punës është person përgjegjës i caktuar për kryerjen e obligimeve dhe të detyrave të punësnë lëminë e xehëtarisë .
  • Është përgjegjës për punën normale të pajisjeve në sistem, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veglave të punës.
  • Përgjigjet për mbajtjen e mjeteve mbrojtëse në punë sipas normave që i kërkon vendi i punës. Është i obliguar për raste të veçanta ti përgjigjet thirrjes së personelit të prodhimit dhe nëse kërkohet të vazhdoj orarin e punës - vazhdimi bëhet sipas rregullores në fuqi. I përgjigjet Prijësit të xehetarisë, inxhinierit përgjegjës për punë përgatitore dhe udhëheqësit të sektorit.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Shkolla e Mesme - drejtimi i xehetarisë.
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale

Teknik të makinerisë
(60 Kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Bartësi i vendit të punës kryen punët e mirëmbajtjes mekanike ne kaldaje, salle te makinave, objekte të jashtme, mihjet sipërfaqësore dhe servise dhe sipas kërkesave te lëshuara nga Prijësi i ekipit, Inxhinieri përgjegjës i mirëmbajtjes mekanike. Respekton udhëzimet për mirëmbajte, te cilat janë përgatitur nga inxhinieri përgjegjës. Kryen preventivat e përgatitura nga inxhinieri përgjegjës me urdhëresën e prijësit të ekipit dhe e informon atë për aktivitetet e kryera gjate preventives dhe ato te cilat kërkojnë ndaljen e pajisjeve. I përgjigjet çdo kohe thirrjes për intervenim dhe te vazhdoj punën sipas nevoje Zbaton te gjitha rregullat e sigurisë .Kryen edhe pune tjera me kërkesën e eproreve te tij

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Shkolla e Mesme - Teknik i makinerisë Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.

Teknik të elektroenergjetikës
(30 Kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Bartësi i vendit të punës është i obliguar të punoj sipas urdhëresave të cilat i shtron prijësi i ekipit dhe inxhinieri i kryerjes, përpunon dhe vizaton dokumentacionin e nevojshëm për meremetimin e makinave elektrike. Përgjigjet për kualitetin dhe kuantitetin e punës. Kryen preventivat sipas urdhëresave dhe i raporton prijësit të ekipit, Inxhinierit përgjegjës të mirëmbajtjes elektrike. Është përgjegjës për punën normale të pajisjeve në sistem, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veglave të punës. Përgjigjet për mbajtjen e mjeteve mbrojtëse në punë sipas normave që i kërkon vendi i punës. Elektrotekniku i energjetikës duhet të jete i vetëdijshëm që gjatë kontrollës -preventives në sistem, sheh ose dëgjon ndonjë parregullsi të pajisjes duhet të intervenoj menjëherë për eliminimin e rrezikut. Është i obliguar për raste të veçanta ti përgjigjet thirrjes të personelit për evitim të prishjeve dhe nëse kërkohet të vazhdoj orarin e punës -vazhdimi bëhet sipas rregullores në fuqi

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Shkolla e mesme - drejtimi elektroenergjetike.
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të Iartë të etikës profesionale

Teknik të ndërtimtarisë
(7 Kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Bartësi i vendit të punës kryen punët ndërtimore në bazë të kërkesës të cilat i shtron prijësi i ekipit dhe inxhinieri i kryerjes. Ngritja e gatishmërisë së objekteve ndërtimore nëpërmjet planifikimit të punëve të projekteve dhe riparimeve dhe implementimit të zgjidhjeve të reja teknike. Mbikëqyrë objektet ndërtimore dhe punët e natyrës ndërtimore. Planifikimi i projekteve dhe riparimeve, planifikimi i materialeve tjera për implementim të projekteve dhe kryerjen e riparimeve. Ngritjen e gatishmërisë së objekteve ndërtimore dhe përmirësimin e gjendjes së tyre duke përfshi edhe punët e Skelarive dhe Izolatorëve

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Shkolla e mesme - drejtimi ndërtimtari.
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëmendje në detaje.

Teknik i Kimisë
(13 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Bartësi i vendit të punës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punëve të cilat kanë të bëjnë me manipulimin në objektin e PKU-s.

Përcjellë dhe evidenton punën e prodhimit, ecurinë e prodhimit, gjendjen e prodhimit, gjendjen e kimikateve të harxhuara gjatë ndërrimit përkatës të punës. Përcjellë punën e pajisjeve automatike si dhe gadishmërin për punë të këtyre pajisjeve, për parregullsitë eventuale njofton përgjegjësin e mirëmbajtjes. Gjatë ndërrimit përkatës të punës është përgjegjës për funksionimin normal për tëra pajisjet në objektin e PKU-s. Për punët e veta është përgjegjës ndaj udhëheqësit të ndërrimit, inxhinierin përgjegjës në objektin e PKU-s dhe Kryeinxhinierin e objekteve të prodhimit të ajrit të komprimuar dhe PKU-së

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet dhe aftësitë e duhura:

  • Shkolla e mesme - drejtimi kimi
  • Të ketë njohuri në përdorimin e sistemeve informatike, të ketë aftësi komunikative të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe.

Saldues (Saldator)
(13 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Punon në punët e përgjithshme të saldimit elektrik të llojeve të ndryshme të tegelave pozitave të caktuara të saldimit. Punon sipas urdhëresave dhe detyrave që ia parashtron eprori i tij i drejtpërsëdrejt. Mjeshtër i makinerisë dhe Prijësit ndaj të cilëve edhe është përgjegjës për kryerjen e punëve që ia parashtron . Kryesisht për punët e kryera bashkëpunon me mjeshtrin e mirëmbajtjes dhe Prijësin. Punët e saldimit i kryen në makinat dhe stabilimentet me ç’ rast është i pavarur në punë, përpunon rastet të ndërlikuara në të cilat punon. Duhet të njohë mire udhëzimet dhe karakteristikat teknike të mëtutjeshme për saldim dhe është përgjegjës i drejtpërsëdrejti për punën e vetë. Është i detyruar të njohë mire karakteristikat teknike të saldimit dhe stabilimentet si dhe udhëzimet për punë, të bashkëpunon njëjtë me profilet tjera teknike .

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet:

  • Shkollën e mesme - drejtimi saldues (saldator)
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëmendje në detaje.

Metalgëdhendës (Metalpunues)
(8 Kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Bartësi i vendit të punës organizon dhe kryen punët në makinat metalgdhendëse sipas kërkesave të inxhinierëve përgjegjës. I realizon punët me kohe dhe kualitet sipas kërkesave të dhëna gjate punës dhe respektoi rregullat tekniko teknologjike sipas vizatimeve të dhëna nga inxhinieret përgjegjës.

Te siguroi kushtet e nevojshme për punët që i kryen në makinën e vete.Është përgjegjës për pastërtinë e vendit te punës. Ti përgjigjet çdo kohe thirrjes për intervenim dhe te vazhdoj punën sipas nevojës

Respekton orarin e punës si dhe me disipline kryen punët e dhëna nga prijësi i ekipit apo ndonjë epror tjetër ne sistemin ku është caktuar te punoi. Zbaton te gjitha rregullat e sigurisë. Kryen edhe pune tjera me kërkesën e eproreve te tij

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Shkolla e Mesme - drejtimi metalgdhendës (metalpunues)
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëmendje në detaje.

Manipulues të shiritave transportues
(20 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Bartësi i vendit është përgjegjës për pastrimin e stacionit kthyes të shiritit në vazhdim dhe shiritit të vetë në gjatësi nga 50 m të dy shiritave transportues, pastrimin e koritës të tamburit shtrëngues dhe gjitha vendeve në konvejerë që pengojnë në procesin e prodhimit. Në rast rreziku për njerëzit ose për pajisjen ,menjëherë e bën shkyçjen e shiritit transportues. Gjatë kontrollimit të pajisjes vëren zhurmë jonormale në motor-reduktor, rrëshqitje të shiritit në tamburet ngasëse, ikje në një anë, grumbullim të materialit, mosfunksionim të fshesave, mosfunksionim normal të ruleve, dëmtim të shiritit, erë me shpejtësi të madhe ,menjëherë e ndërprenë punën dhe e lajmëron dispeçerin dhe prijësin. Në rast rreziku për shiritin ose jetën e tij dhe te tjerëve duhet menjëherë ta ndalë shiritin me anë të një ndërprerësi (pullë-taster) të vendosur në distanca jo të mëdha në shirit transportues për ndalim të dhunshëm dhe për këtë ta njoftojë Dispeçerin dhe Prijësin e etazhes

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet dhe aftësitë e duhura:

  • Shkolla e Mesme
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëinendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale

Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara

Për hollësitë e mëtutjeshme për pozitat e lartpërmendura shikoni në faqen e internetit të KEK-ut www.kek-energy.com.

Aplikacionet mund të merren në faqen tonë të internetit www.kek-energv.com aplikacionet pranohen vetëm në mënyrën elektronike dhe dërgohen në adresë ofertapune@kek-energy.com pranë Divizionit të Burimeve Njerëzore në KEK, aplikacionet që dërgohen në adresë tjetër nuk do të pranohen si dhe aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Kontrata e punës për punëmarrësit që do të zgjedhën për plotësimin e pozitave të shpallura do të jetë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi. Aplikuesit e suksesshëm do të sistemohen në pozitat e lira sipas kërkesave nga Divizionet duke u bazuar në kualifikimin që posedojnë

Divizioni: KEK

Data e publikimit: 14.09.2020
Afati i fundit i aplikimit: 28.09.2020

⇒ Shkarko dokumentin
⇒ Shkarko formularin për aplikim

Vërejtje: Aplikacionet e pranuara pas datës së mbylljes nuk do të merren parasysh!

Related Listings

29/09/2020
Mësimdhënës/e (3)   Obiliq new
29/09/2020
28/09/2020
28/09/2020