CV Menaxher Ndërtimi

 

Shkrimi i CV-së për pozitën Menaxher i Ndërtimit është hap i rëndësishëm në udhëtimin tuaj të kërkimit të punës. Kur shkruani CV, sigurohuni që i referoheni përshkrimit të punës dhe nënvizoni çdo aftësi, përvojë dhe çertifikatë që përputhet me kërkesat. Ju gjithashtu mund të përfshini deklaratën përmbledhëse që komunikon qartë qëllimet dhe kualifikimet tuaja. 2 shembujt e mëposhtëm për pozitën Menaxher i Ndërtimit do t'ju ndihmojnë të përshtatni një biografi që thekson më së miri përvojën dhe kualifikimet tuaja. Nëse jeni gati të aplikoni për rolin tuaj të ardhshëm, ju mund të ngarkoni CV në Kastori.

 


Shembulli 1: CV Menaxher ndërtimi

 

Curriculum Vitae

Alban Krasniqi
Adresa: Dardani 15, 10000, Prishtinë
Telefoni: +383 44 333 333
Email: alban.krasniqi@gmail.com

 

Përmbledhje

Menaxher ndërtimi me përvojë tre vjeçare dhe përgjegjësi të konsiderueshme për mbikëqyrjen, koordinimin dhe planifikimin e punës për kontraktorët në ambiente ndërtimi në terren në mënyrë të sigurt dhe efikase.

 

Edukimi

Universiteti UBT,  Tetor 2011 - Qershor 2015
BA Ndërtimtari/Administrim Biznesi

 

Përvoja e punës 

Kompania ABC, Menaxher Ndërtimi
Nentor 2019 - Prezent

  • Udhëheqja e planifikimit dhe ekzekutimit të punëve dhe detyrave në mënyrë që produkti cilësor të shpërndahet vazhdimisht brenda kërkesave të orarit të projektit;
  • Përgjegjës që fushëveprimi i punës në baza ditore është i kordinuar me tërë ekipin në terren, duke kontribuar në reduktim prej 20% të vonesave të paplanifikuara të projektit;
  • Aprovimi i materialeve për projektin dhe lehtësimi i koordinimit të projektit duke rezultuar në përdorim më efikas të materialeve;
  • Përmbushja e përfundimit të projektit përfshirë krijimin e artikujve të listës finale të kontraktorit dhe dorëzimin e duhur të dokumenteve të mbylljes, duke përmbushur të gjitha afatet.

Kompania ABC, Asistent i menaxherit të ndërtimit
Nentor 2015 - Tetor 2017

  • Negocimi pa vonesa i kontratave të punës për punëtorët  në fillimin e projekteve;
  • Identifikimi në mënyrë proaktive dhe më pas zgjidhen problemeve të mundshme për të shmangur kostot dhe vonesat e panevojshme;
  • Vlerësimi i punës që kryhej për të siguruar që të gjitha specifikimet e kontratës janë përmbushur.

 

Certifikimet

  • Menaxher ndërtimi

 

Shkathtësitë

  • Ndërpersonale
  • Menaxhimi i riskut

 


 

Shembulli 2: CV Menaxher ndërtimi

Curriculum Vitae

Jeton Gashi
Adresa: Prizreni 21, 10000, Prishtinë
Telefoni: +383 44 444 444
Email: jeton.gashi@gmail.com

 

Përmbledhje

Menaxher ndërtimi me përvojë në mbikëqyrjen e zbatimit dhe ekzekutimit në kohë të një game të gjerë projektesh të mëdha komerciale.

Edukimi

Universiteti UBT,  Tetor 2011 - Qershor 2015
BA Menaxhimi i Ndërtimit/Grafika dhe Dizajni i Ndërtimit

 

Përvoja e punës 

Kompania ABC, Menaxher i Lartë i Ndërtimit
Nentor 2019 - Prezent

  • Lehtësimin e komunikimit ndërmjet nënkontraktorëve, furnitorëve dhe profesionistëve të tjerë të projektit që rezultoi në një proces përgjithsisht më efikas;
  • Mbikëqyrja e aktiviteteteve dhe performancës së nënkontraktorëve dhe furnitorëve që rezultuan në një nivel më të lartë të pajtueshmërisë me rregulloret e cilësisë;
  • Ofrimi i përditshëm i raporteve të progresit në softuerin e menaxhimit të projektit për të gjitha punët, detyrat dhe profesionistët e tjerë që fuqizojë komunikim me të gjithë anëtarët e projektit.

Kompania ABC, Menaxher Ndërtimi
Nentor 2015 - Tetor 2017

  • Mbikëqyrja e plotësimit të listave të punës dhe dokumentacionit përfundimtar të projektit për të mbyllur projektet përpara të gjitha afateve;
  • Zgjidhja e çështjeve në punishte shpejt dhe në mënyrë efektive në baza konsistente për të shmangur vonesat e punës;
  • Rekomandimi i nënkontraktorëve dhe furnizuesve të materialeve kur është e nevojshme, gjë që ka rezultuar në tranzicion të qetë brenda kuadrit të punës.

 

Certifikimet

  • Menaxher ndërtimi

 

Shkathtësitë

  • Zdrukthtari
  • Suvatim

 


Linqet:


© Ky model i CV-së është e drejtë e autorit e Portali Kastori. Punëkërkuesit mund ta shkarkojnë dhe përdorin këtë shembull për përdorimin personal apo për t'i ndihmuar të krijojnë CV. Ju jeni të mirëseardhur të krijoni link me këtë faqe ose ndonjë tjetër faqe në platformën tonë https://kastori.net. Sidoqoftë, këto resurse nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake. Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtij modeli CV, ju lutemi dërgoni me email: info@kastori.net