Agjencia Kadastrale e Kosovës

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është autoriteti qendror për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave kadastrale, për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, për hartografi dhe GIS, për sistemin e unifikuar të adresave, për infrastrukturën kombëtare të informacioneve hapësinore dhe për administrimin e Infrastrukturës së Teknologjisë së Informacioneve (TI) respektivisht qendrës së parë dhe të dytë të të dhënave.