Meister Training Center

TC MEISTER është qendra e vetme e trajnimit profesional në Kosovë dhe në rajon që ka si program trajnimin dhe punësimin. Përfituesit e qendrës së trajnimit do të jenë të rinjtë si dhe të rriturit, të cilëve do i ndihmojmë në përmirësimin e gjendjes së tyre të jetesës si dhe të ardhurat e tyre personale për shkak të përfitimit të kompetencave profesionale dhe përkatëse të certifikimit për kryerjen e suksesshme të praktikës në qendrën e trajnimit “TC MEISTER”. Ofrimi i trajnimeve dhe aftësimeve për drejtime të ndryshme bëhet për të gjithë kandidatët dhe jo vetëm për nevoja të kompanisë tonë por edhe për nevojat e tregut, ku ne si grup angazhohemi të promovojmë dhe përmirësojmë njohuritë duke krijuar kështu një hapësirë e cila do të jetë në funksion të drejtëpërdrejtë të zhvillimit të mëtejshëm në tregun e punës.

Trajnimi që ofron qendra e trajnimit MEISTER mundëson që kandidatët të zhvillojnë pjesën praktike dhe teorike të:

  • Mekatronikes
  • Instalues Elektrik
  • Instalime të ngrohjës, ujësjellësit dhe klimatizimit