Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka përgjegjësitë në përgatitjen e politikave publike në fushën e menaxhimit të financave publike, kontrollit të brendshëm dhe auditimit për sektorin publik, standardeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar për sektorin privat dhe ndërmarrjet publike, borxhit publik, prokurimin publik, politikave makroekonomike dhe fiskale dhe ndihmës shtetërore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojnë për pozitat e shpallura.