Kids Club

  • Bajram Kelmendi, Pristina

Kopshti Kids Club është një institucion gjithëpërfshirës ekskluzivisht për fëmijët e moshës 9 muaj – 6 vjeç.

Misioni i kopshtit është përkushtimi ndaj ofrimit të kujdesit të jashtëzakonshëm për fëmijë, ndërkohë duke e bërë mësimin argëtues. Prandaj, kopshti do të përdor infrastrukturën dhe eksperiencën e edukatorëve në sigurimin e shërbimeve më kualitative për të iu përgjigjur nevojave të fëmijëve dhe prindërve me përkujdesje dhe udhëzime të shkëlqyera, një kurrikulë të avancuar, teknologji, programe fleksibël, përfshirje të komunitetit lokal dhe partneritete me institucione të tjera. Pesë shtyllat kryesore të misionit tonë janë:

- Përkujdesja cilësore për fëmijët
- Edukimi dhe mësimi cilësor
- Edukimi përmes lojës
- Mundësitë që fëmijët të i zhvillojnë dhe shprehin kompetencat e tyre
- Fëmijë të lumtur dhe të aftë për sfidat e jetës

Vizioni i insitucionit tonë është që edukimi në kopsht të shikohet si shkalla e parë e kalimit nga ambienti familjar në një ambient ku mësohet, luhet, dhe edukohet fëmiju e jo vetëm si vend për përkujdesje ditore për fëmijët. Insitiucioni yne do të ju ofroi të gjithe fëmijëve mundësi që ti shprehin aftësitë dhe shkathtësit e tyre. Këto aftësi dhe shkathtësi gjithashtu të vihen në pah dhe do të punohet edhe më shumë që fëmijët të jenë të shkathët dhe të aftë për jetën. Loja do të jetë metodologjia kryesore përmes së cilës fëmijët do të përfshihen në mësimnxënie, prandaj edhe aktivitetet do të realizohen nepermjet saj.