OJQ ”Zana”, përmes misionit të saj përkrahë dhe mbronë të drejtat e grave si pjesë e të drejtave të njeriut,përmes aktiviteteve të shumta përkrahë pjesëmarrjes aktive të grave në politikë. Shfrytëzon dhe përdorë mekanizma të ndryshëm për arritjen e barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës, e të gjitha këto i siguron përmes trajnimeve, duke u përqendruar në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve të tyre institucionale për OJQ-të e grave ,për grupet e të rinjve, mësuesit, shërbyesit civil , partitë politike dhe mediat, specifikishtë trajnimet për konceptet bazë, barazinë dhe drejtësinë gjinore, hulumtime, avokim, takime, debate dhe tryeza mbi zbatimin e demokracisë si dhe qasjes në teknologjinë e informacionit.