Agjencia Kosovare per Krahasim dhe Verifikim te Prones (AKKVP)

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), është themeluar me miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 9 qershor 2016 të Ligjit 05/L-010[1] për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2016.