Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është institucion i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta me qëllim të sigurimit që Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional dhe i paanshëm dhe pasqyron natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës përfshirë dhe parimet e pranuara ndërkombëtare të barazisë gjinore. 

Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet në konkurse nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.