Arkiva Kategorie: Leter Motivimi

Menaxher i Programit

Letër Motivimi për Menaxher i Programit – Shembull

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

01 janar 2021, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Duke iu referuar vendit të lirë të punës të shpallur në Portalin Kastori, përmes kësaj letre shpreh interesin të aplikoj në pozitën e Menaxherit të Programit në kompaninë Kosovo Solutions. Unë jam një profesionist i arsimuar në Menaxhim Biznesi dhe me një përvojë të gjerë të udhëheqjes së programeve në fusha të ndryshme.

Gjatë funksionit tim të mëparshme si Menaxher i Programit në XXX, unë kam qenë përgjegjës për monitorimin e projekteve, hartimin e planeve të punës, dhe përcaktimin e objektivave të projektit. Unë gjithashtu kam kordinuar Menaxherët e Projekteve përderisa kam zhvilluar afatet kohore dhe planet e kërkuara buxhetore. Unë kam njohuri të thella të metodave të menaxhimit të projektit dhe kam shkathtësi të mira të punës me Microsoft Office dhe në softuerin për menaxhimin e projekteve.

Unë jam i diplomuar në programin e Menaxhimit të Biznesit në Universitetin e Prishtinës. Gjatë kësaj kohe, unë kam studiuar për financa, logjistikë, menaxhimin e burimeve njerëzore, marketing, kontabiliteti dhe kontrollin e cilësisë. Unë besoj se edukimi im më jep një bazë solide në karrierën time si Menaxher i Programit

Ju lutem gjeni të bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

© Faqja Resurse dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake.

Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.

Menaxher i Mediave Sociale

Letër Motivimi për Menaxher i Mediave Socile – Shembull

Kompania XXX
Sheshi Nënë Tereza
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

15 janar 2021, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Përmes kësaj letre shpreh interesin tim për të aplikuar për pozitën e [Menaxherit të Mediave Sociale] në kompaninë [XXX], sipas konkursit të shpallur në Portalin Kastori, më 15 dhjetor 2020.

Jam i bindur se suksesi im në pozitat e mëparshme si menaxher i mediave sociale, si dhe aftësitë e mia të komunikimit dhe të bashkëpunimit, më bëjnë një kandidat ideal për këtë pozitë.

Kam më se dhjetë vite përvojë pune profesionale në marketing dhe marrëdhënie me publikun, dhe në pesë vitet e fundit kam punuar si menaxher i mediave sociale. Fushata ime më e fundit për [Kosovo Consulting] mundësoi një rritje prej mbi 35% në trafikun përbrenda faqes së internetit. Përmes një kombinimi të strategjive të marketingut kreativ të mediave sociale dhe monitorimit të suksesshëm të progresit përmes analizave të ‘insights’ dhe paneleve të kontrollit, unë mund t’i siguroj kompanisë tuaj një shkallë të ngjashme suksesi.

Në punët e mia të mëparshme, si Koordinator i Marketingut për kompaninë [YYY], kam udhëhequr fushata marketing, kam mbajtur takime të rregullta në të cilat kam paraqitur raporte të marketingut, analiza, dhe plane komunikimi.

Unë jam i bindur se përvoja ime, veçanërisht në fushën e marketingut, si dhe aftësia ime për të bashkëpunuar dhe për të komunikuar, më bëjnë një kandidat të fortë për Menaxherin e mediave sociale në Kompaninë XXX.

Ju lutem gjeni të bashkëngjitur CV-në time dhe shpresoj që të kemi mundësinë të gjejmë një kohë të përshtathme për të biseduar së bashku.

Faleminderit shumë për kohën dhe konsideratën tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Lexo: Si të shkruani një letër motivuese?

© Faqja Resurse dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake.

Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.

Drejtor i Komunikimit

Letër Motivimi për Drejtor të Komunikimit [Shembull]

Kompania XXX
Rr. Pavarësia, Nr. 22
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

01 shkurt 2021, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Si një profesionist krijues dhe i suksesshëm, me përvojë prej më se 14 viteve në udhëheqjen e fushatave të komunikimit dhe marketingut, jam i bindur që jam një kandidat ideal për të bërë një ndikim thelbësor si Drejtori i ardhshëm i Komunikimit në Kompaninë XXX. Arritja e suksesit në botën e komunikimit kërkon aftësinë për të konceptuar strategjitë inovative të marrëdhënieve me publikun si dhe ekipin udhëheqës gjatë ekzekutimit të fushatës dhe lansimit të programeve.

Nga zhvillimi i strategjive të komunikimit, lansimin e fushatave të synuara, dhe përdorimin e mediave sociale për të maksimizuar ekspozimin e brendit, ekspertiza ime mund të përdoret për të përgatitur planet e suksesshme të marketingut dhe komunikimit, dhe për të ndihmuar kompaninë tuaj për të arritur objektivat e rritjes së biznesit.

Pikat kryesore të kualifikimeve dhe arritjeve të mia përfshijnë:

  • Drejtimin e të gjitha komunikimeve, marketingut, mediave sociale, reklamimit, brendit, dhe krijimit të kontentit në internet, duke udhëhequr deri në 21 personel të ekipit dhe duke shërbyer si zëdhënës kryesor për kompaninë;
  • Shkrimi dhe redaktimi i komunikatave për shtyp, raporteve vjetore, përmbajtjes së uebit përmes kanaleve tradicionale dhe digjitale për të nxitur njohjen dhe përmirësimin e brendit;
  • Mbikëqyrje projektit të zgjerimit të web-it, duke përfshirë ridizajnimin dhe zgjerimin, një rritje prej 34% vetëm në vitin e parë pas lansimit të faqes;
  • Krijimi i identiteteve të brendeve përmes strategjive inovative të komunikimit dhe planit dinamik të dizajnuar për të përfshirë vlerat organizative dhe talentet;

Shpresoj që do të kemi mundësinë për të diskutuar më shumë përshkrimin e punës dhe kualifikimet e mia, më në detaje.

Ju falënderoj për konsideratën tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Lexo: Udhëzues për hartimin e Letrës së Motivimit (2021)

© Faqja Resurse dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake.

Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.

Letër Motivimi për Përfaqësues të Shitjes

Shembull (Kastori.net Resurse)
Letër Aplikimi për Përfaqësues të Shitjes

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Në përgjigje të njoftimit për vendin e lirë të punës për pozitën Përfaqësues i Shitjes, kam kënaqësinë të paraqes CV-në time për shqyrtimin dhe konsideratën tuaj. Bazuar në përshkrimin e punës kam besim se do të isha një kandidat ideal për këtë funksion, pasiqë përvoja dhe shkathtësitë e mia përputhen saktësisht me kërkesat tuaja.

Unë jam profesionist i orientuar në shitje, me një ekspertizë të konsiderueshme në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe menaxhimin e stafit. Kam njohuri të konsiderueshme të biznesit dhe përvojë në planifikimin strategjik duke ofruar përmirësime në procese, produktivitet, dhe ulje të kostos.

Si përfaqësues i shitjeve për kompaninë XXX, aktualisht mbikëqyri një ekip të shitjes prej 4 anëtarëve, dhe arrij vazhdimisht objektivat e shitjes dhe analizimin e trendeve të ardhshme.

Në të gjitha pozitat e mëhershme që kam mbajtur, kam arritur të kultivoj marrëdhënie të mira me klientët dhe partnerët strategjikë. Gjatë punës si asistent i shitjeve me kompaninë XXX, unë i kam tejkaluar të gjitha objektivat e vendosura dhe u vlerësova nga stafi dhe menaxhmenti për gatishmërinë për të kryer një rol aktiv dhe praktik në çdo detyrë të lidhur me pozitën.

Shpresoj shumë që do të kem mundësinë të diskutoj më tej për aplikimin dhe përvojën time me juve. Faleminderit për kohën dhe vëmendjen tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Letër Motivimi për Konsulent Junior

Letër Motivimi për Konsulent Junior – Shembull

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Duke iu referuar konkursit për vend të lirë të punës, të shpallur në Portalin Kastori, përmes kësaj letre shpreh interesin të aplikoj në pozitën e Konsulentit Junior në kompaninë Kosovo Solutions.

Përgjatë studimeve të mia, unë kam fituar përvojë pune si konsulent në një program praktike me kompaninë X. Gjatë kësaj kohe, kam arritur të mësoj se çfarë përmban puna dhe roli i një konsulenti. Unë jam person i orientuar drejt rezultatit dhe kam zhvilluar aftësitë e komunikimit me klientët. Për shembull, një nga përgjegjësitë e mia ishte të mbaja klientët të informuar vazhdimisht për ecurinë e një projekti.

Bazuar në përshkrimin e punës, përvoja me organizatat jo qeveritare është obligative per t’u
konsideruar për këtë pozitë. Unë gjithashtu kam kryer një praktikë me në një organizatë
jofitimprurëse, por edhe si një vullnetar në Institutin XYZ, unë kam kuptuar për së afërmi natyrën e punës së organizatave joqeveritare.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë jam në dispozicionin tuaj dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx.

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

*Për më shumë shembuj të letrave motivuese vizito Kastori Resurse.

Letër Motivimi për Call Center

Shembull (Kastori.net Resurse)
Letër Aplikimi për Përfaqësues/Agjent i Qendrës së Thirrjeve

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Në përgjigje të shpalljes tuaj të punës për pozitën Përfaqësues i Qendrës së Thirrjeve, kam kënaqësinë të paraqes CV-në time për shqyrtimin dhe konsideratën tuaj.

Jam i sigurt se kjo pozitë do të përdorë në mënyrë optimale aftësitë dhe shkathtësitë e gjera që kam fituar gjatë përvojës time në fushën e shërbimit të klientëve përgjatë tri viteve të fundit. Kjo perfshin:

  • Aftësi të dëshmuara për të zgjidhur çështjet dhe kërkesat në mënyrë efikase dhe në kushte stresuese, duke shfaqur një shkallë të lartë profesionalizmi.
  • Shërbimet e shkëlqyera të klientit dhe aftësitë e komunikimit që sigurojnë nivelin më të lartë të kujdesit ndaj klientit.
  • Aftësi të dëshmuara analitike dhe të zgjidhjes së problemeve, së bashku me aftësinë për të dhënë rekomandime vlerësuese.
  • Tejkalimi i pritjeve dhe standardeve të sigurimit të cilësisë.
  • Përkushtim si anëtar i ekipit i cili zhvillon dhe mban marrëdhënie pozitive pune.
  • Fleksibilitet i dëshmuar në lidhje me orarin e punës.
  • Shkathtësi gjithëpërfshirëse kompjuterike përfshirë aplikacionet e bazës së të dhënave MS Office dhe CRM.
  • Unë jam shumë i interesuar për pozitën dhe besoj se mund të jap një kontribut të vlefshëm në efikasitetin dhe suksesin qendrës së thirrjeve.

Faleminderit për kohën dhe vëmendjen tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Letër Motivimi për Asistent i Zyres

Shembull (Kastori.net Resurse)
Letër Aplikimi për pozitën Asistent

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Jam i interesuar të aplikoj për pozitën Asistent i Zyrës në [Kosovo Solutions], sipas konkursit të shpallur në Portalin Kastori, më 15 shkurt 2020.

Kam aftësi të shkëlqyera të komunikimit me klientët dhe një përvojë prej pesë viteve të punës si asistent i zyres, në caktimin e takimeve, komunikimin me telefon, personalisht dhe me email.

Unë gjithashtu kam përfunduar trajnime mbi një shumëllojshmëri të programeve dhe sistemeve softuerike, duke përfshirë Microsoft Word, Excel, Outlook, DocuSign etj. Kohët e fundit kam udhëhequr një seminar se si të përdorim në mënyrë efektive programin SharePoint.

Jam i bindur se përvoja dhe aftësitë e mia administrative më kualifikojnë për këtë pozitë. Kam bashkëngjitur CV-në time për shqyrtimin tuaj. Shpresoj qe do të kemi mundësinë të ftohem në intervistë dhe të diskutoj kualifikimet dhe përvojën time në më shumë detaje.

Ju falënderoj për konsideratën tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Letër Motivimi për Asistent Ekzekutiv

Shembull (Kastori.net Resurse)
Letër Aplikimi për pozitën Asistent Ekzekutiv

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Në faqen e internetit të Portalit Kastori lexova shpalljen për vendin e lirë të punës si asistent ekzekutiv me Kosovo Solutions dhe kam kënaqësinë të aplikoj, me bindjen që i plotësoj shumë mirë kërkesat e kësaj pozite.

Gjatë punës time të mëparshme në [kompaninë XXX], kam shërbyer si Asistent Ekzekutiv i tre anëtarëve të ekipit menaxhues të kompanisë, duke përfshirë edhe Drejtorin Ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe, unë jam vlerësuar për aftësitë e mia të menaxhimit të kohës, aftësitë e komunikimit dhe përkushtimin ndaj përsosmërisë.

Nga 12 vitet e mia të përvojës si asistent ekzekutiv, e kuptoj rëndësinë e të qenurit proaktiv. Përveç planifikimit të takimeve, kordinimit të eventeve, përgatitjen e agjendave dhe menaxhimin e aranzhimeve të udhëtimit, unë kam zhvilluar gjithashtu aftësinë për të krijuar plane alternative efektive. Vlera ime më e madhe për çdo udhëheqës ekzekutiv është aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur.

Unë komunikoj rrjedhshëm në anglisht dhe punoj shumë mirë me kompjuter, në hartimin e dokumenteve profesionale dhe me cilësi të lartë.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Letër Aplikimi për Programer

Shembull (kastori.net Resurse)
Letër Motivimi për pozitën Programer

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

28 prill 2020, Prishtinë

Letër Aplikimi

I/E nderuar,

Kam kënaqësinë të aplikoj në konkursin për vendin e lirë të punës si Programer, të shpallur së fundmi në Portalin Kastori. Sipas kërkesës tuaj, ju lutem gjeni të bashkëngjitur CV-në, certifikimet e trajnimeve, si dhe tri referenca profesionale.

Unë besoj se përvoja profesionale dhe kualifikimi im teknik më bëjnë një kandidat ideal për këtë pozitë. Përparësitë e mia kryesore, që do të mbështesin suksesin tim në këtë pozitë, janë:

  • Kam përvojë të gjerë në dizajnimin, zhvillimin dhe mbështetjen me sukses të aplikacioneve për përdorim në kohë reale;
  • Përpiqem vazhdimisht të arrijë rezultate të përsosura;
  • Ofroj përkrahje të jashtëzakonshëm në kuadër të ekipit për shërbimin ndaj klientëve;
  • Me diplomë universitare në shkenca kompjuterike, posedoj njohuri të plotë për ciklin e projekteve të zhvillimit të softuerëve;
  • Gjithashtu, kam përvojë të konsiderueshme në inkorporimin dhe zbatimin e teknologjive të reja të aplikacioneve.

Ju lutemi shikoni CV-në time për informacion shtesë mbi përvojën time të mëparshme.

Ju falenderoj shumë për kohën dhe konsideratën tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Letër Motivimi për Analist i Bazës së të Dhënave

Shembull (Kastori.net Resurse)
Letër Aplikimi për pozitën Analist i Bazës së të Dhënave

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës

01 mars 2020, Prishtinë

Letër Motivuese

I/E nderuar,

Faleminderit shumë për mundësinë që të aplikojë për pozitën e lirë të punës si Analist i Bazës së të Dhënave në kompaninë [Kosovo Solutions].

Unë jam një kandidat me përvojë të konsiderueshme në hartimin dhe përpunimin e rekomandimeve strategjike dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të dhëna, që nxisin rezultate të suksesshme në fushën e biznesit.

Gjatë kohës sa kam punuar si analist i bazës së të dhënave me kompaninë [XXX], kam qenë përgjegjës për menaxhimin dhe analizimin e aplikacioneve të bazës së të dhënave në shkallë të gjerë duke mbështetur zhvillimin e procedurave thelbësore dhe hartimin e raporteve koncize. Me një përvojë të dëshmuar të menaxhimit të suksesshëm të sistemeve komplekse, unë kam udhëhequr një ekip prej shtatë personave duke qenë përgjegjës për zbatimin, testimin dhe trajnimin e solucionit SAP për disa kompani të Kosovës.

Në kapacitetet e mia të mëparshme, jam vlerësuar shpesh për qëndrimin tim pozitiv dhe angazhimin e vazhdueshëm për ndërtimin e marrëdhënieve të suksesshme në ekip. Unë besoj se këto shkathtësi, së bashku me njohuritë e thella të sistemeve të bazës së të dhënave, do të më ndihmojnë që të bëhem një aset i vlefshëm për ekipin e [Kosovo Solutions].

Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej këtë konkurs pune dhe përshkrimin e detyrave.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,

[Emri mbiemri juaj]