Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Kosovë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bazuar në nenin 39 paragrafin 3 Ligji Nr. 06/L - 054 Për Gjykatat, neni 6 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 03/2022 për Proceduren e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor dhe Vendimit KGJK-së nr. 497/2022 të datës: 27 dhjetor 2022, shpall:
KONKURS PUBLIK PËR ÇERTIFIKIMIN DHE EMËRIMIN E EKSPERTËVE
PARIMET E PËRGJITHSHME:
Eksperti gjyqësor ushtron detyrat e tij në pajtim me rregullat dhe parimet e përgjithshme, përfshirë parimin e Iigjshmërisë, pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe profesionalizimit;
Eksperti gjyqësor zbaton udhëzimet sipas standardeve aktuale të shkencës, teknologjisë, pervojës dhe kujdesit të duhur;...