Ka shumë debat nëse publikimet e konkurseve të punës duhet të përfshijnë informacionin për pagën. Disa profesionistë argumentojnë se të kesh pagën në postimin e punës është thjesht praktikë e mirë dhe duhet të jetë standard në të gjitha proceset e rekrutimit. Të tjerë besojnë se kjo mund të dobësojë taktikat e negocimit për pagë pas pranimit në punë.
Në fund të fundit, vendimi nëse do të përfshihet apo jo paga në konkursin e punës varet nga punëdhënësi, por ka disa përfitime të qarta për ta bërë këtë.
Sipas shumë studimeve, kompensimi dhe benefitet janë gjëja kryesore që shikojnë shumica e kandidatëve në një konkurs pune. Paga është faktor motivues dhe kjo nuk duhet të injorohet lehtë. Në fakt, sipas LinkedIn, 70% e profesionistëve në mesazhin e parë nga një rekrutues duan të dinë për pagën. Pra, mënjanoni ndërmjetësin dhe përfshini pagën në konkursin e punës. Do t'ju kursejë kohë ndërsa njëkohësisht jep informacion esencial për kandidatët potencialisht të interesuar.
Pavarësisht nëse është gjëja e parë që punëdhënësit kërkojnë në një konkurs, kandidatët duan të dinë se çfarë lloj rroge do të kenë. Në fund, secilit punonjës potencial duhet t'i ofrohet diçka. Pra, kaloni në avantazh dhe tregoni transparencë. Mbani mend, paga është e rëndësishme, por nuk është gjithmonë faktori vendimtar.
Transparenca sa i përket politikave të kompanisë dhe performancës po bëhet gjithnjë më e rëndësishme për çdo biznes. Pavarësisht nëse ka të bëjë me trajtimin e stafit, barazisë, apo edhe diversitetit, velloja e korporatës bie shpejt. Një mënyrë për të siguruar që organizata juaj është në rrugë të përkushtuar drejt barazisë dhe drejtësisë është të zbuloni informacionin për pagë. Është veprim i fuqishëm që ilustron se si kompania nuk është e interesuar për mistikën. Transparenca e pagave është "krijues besimi" dhe mbajtja e tyre sekret krijon përgjegjësi emocionale.
Transparenca në lidhje me financat është trend në rritje i gjeneratave të reja. Duke marrë parasysh faktin se të rinjët (sidomos mijëvjeçarët) do të përbëjnë 75% të fuqisë punëtore deri në vitin 2025, ndoshta ia vlen të mendohet për këtë sa i përket mënyrës se si t'i tërheqësh ata.
Nëse informacioni për pagën i pëlqen kësaj gjenerate, atëherë ka kuptim që ajo të përfshihet në publikimet e punës. Në Portalin Kastori, kemi integruar informacionin e pagës për publikimin e konkurseve.
Sipas "raportit të praktikave më të mira të kompensimit" nga Payscale, një nga arsyet kryesore pse punonjësit largohen nga kompanitë është për një pagë më të lartë. Ndoshta paga e tyre ekzistuese është 850 Euro, por kjo shifër ka qenë për shkak që nuk ka pasur inflacion të theksuar për 4 vitet e fundit. A do të thotë kjo se kandidati do të jetë i gatshëm të pranojë një pagë prej 900 Euro me kompaninën e re? Ndoshta jo. Detajet e para për një pozitë si informacioni për pagën do të inkurajojë aplikimet nga kandidatë të relevantë dhe të përkushtuar.
Një nga barrierat më të mëdha për përfshirjen e rrogës në publikimet e punës është tradita. Zakonisht, kërkohen vite përvojë pune, diploma të veçanta universiteti, si dhe shumë kërkesa dhe certifikata të tjera në fund të parëndësishme. Pra, kur bëhet fjalë për publikimet e punës, kompanitë shpesh kanë një mënyrë të caktuar operimi e cila mund të jetë e pasaktë. Fatmirësisht, ndryshimi është në horizont dhe shumë kompani tashmë po tregojnë edhe për përfitimet dhe pagesat e pozitës së caktuar dhe kjo bëhet për të tërhequr talentin më të mirë.
Përderisa trendi po ndryshon ngadalë në favor të përfshirjes së informacionit për pagë dhe benefite tjera në shpalljet e punës, rreth 50% e kompanive në botë ende nuk e bëjnë këtë. Por, kandidatët më të kualifikuar janë përgjithësisht selektivë në lidhje me punët dhe pozitat për të cilat aplikojnë, kështu që pse të mos përpiqeni të zgjoni interesin ku mundeni? Të qenit i përparuar dhe i sinqertë për një pozicion, duke përfshirë kompensimin dhe benefitet e punës, mund t'ju japë avantazh konkurrues në një treg të ngopur. Tani, mund të bëhet edhe argumenti i kundërt – se paga shumë e ulët mund të largojë kandidatët prej aplikimit. Por, a nuk është më mirë të dihet prej fillimit sesa të humbësh kohën e aplikantit dhe të rekrutuesit?
Është e kuptueshme që disa kompani hezitojnë të përfshijnë informacionin për rrogën në konkurset e punës. Bizneset e vogla ose specifike mund të mos jenë në gjendje të konkurrojnë me ndërmarrjet më të mëdha dhe nuk duan të duken si nivel dytësor i kompanive. Dhe, ndërsa të ardhurat janë sigurisht motivues i madh për punëkërkuesit, ato nuk janë gjithmonë incentiva kryesore. Në fund të fundit, një kandidat do të pranojë vetëm atë pozitë që i pëlqen, kështu që pse të mashtroni?
***
Lexo më shumë: Si të shkruani një email profesional?
Faqja Blog dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto materiale për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në Portali Kastori. Sidoqoftë, materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e Kastori. Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.